leoni

Kryeministri, Ramush Haradinaj dëshiron që Kosova ta ketë një Kushtetutë sikur të Amerikës

Kryeministri, Ramush Haradinaj dëshiron që Kosova ta ketë një Kushtetutë sikur të Amerikës

Në një pritje të organizuar nga Ministria e Drejtësisë për nder të shënimit të 10-vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova si vend i ri është krenar me bazën e vet kushtetuese, duke shtuar  se shqiptarët kanë traditë të normave e të kodeve dhe i takojnë popujve më të hershëm që kanë pasur norma e kode me të cilat e kanë rregulluar jetën e vet, disa prej të cilave kanë bërë bujë në botë në kohën e vet. “Duke qenë kështu, shqiptarët kanë pasur norma e kode ekuivalent me normat e kodet e avancuara të popujve të përparuar nëpër shekuj, nëpër mijëvjeçarë. Kjo është e vërteta e jetës sonë. Ata që janë studiues të shkencës, të drejtësisë, të ligjit, kushtetueshmërisë, e dinë këtë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës ka fuzionuar standardet më të larta të kushtetutave të sotme, siç është respektimi i të drejtave të njeriut, atyre të drejtave që në disa vende ende janë tabu, pastaj integrimin dhe respektimin e komuniteteve. “Unë mendoj se është niveli më i avancuar në botë dhe këtë e them me plotë guxim. E di se bota është e madhe, por nuk e di një vend tjetër në botë që i ka dhënë pozita kaq të garantuara, me kaq privilegje komuniteteve etnike që jetojnë në vend. Duke qenë kështu, vërtet ne sot ne jemi ndër popujt e kontinentit tonë, por edhe të botës që kemi Kushtetutën më të avancuar me plot të drejta që u dedikohen edhe kategorive të margjinalizuara”, ka thënë kryeministri. Duke uruar të pranishmit e shumtë për Ditën e Kushtetutës, kryeministri Haradinaj ka shtuar se do të kishte dëshirë që edhe Kosova ta kishte një Kushtetutë sikur ajo e Amerikës që ka pak nene, që i dinë gjithë, e që nuk ndërron, por Kosova është bërë shtet së voni.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …