Kryeministri shqiptar, Edi Rama thotë se shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv në Shqipëri kundër virusit korona

Kryeministri, Edi Rama, bën të ditur se vaksinimi i gjithë popullatës do bëhet brenda 14 muajve të ardhshëm

Me 94 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miratoi të hënën marrëveshjen me kompaninë “Pfizer”, përmes së cilës qeveria ka siguruar 500 mijë doza për vaksinën kundër COVID-19. Kryeministri Edi Rama publikoi tre skenarë, ku më ambiciozi sipas tij është vaksinimi i popullatës brenda 14 muajve të ardhshëm. Negociatat me “Pfizer”, Rama i cilësoi të vështira teksa bëri të ditur se qeveria është në komunikim me kompani e shtetet të tjera. Për t`ju përgjigjur dyshuesve e për të vërtetuar efektshmërinë e vaksinës, Rama tha se mjekët do të bëjnë transparentë nivelin e antitrupave. Kryeministri iu kthye sërish rastit të korrupsionit në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për denoncimin e rasteve të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …