Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE-në

Kryeministri shqiptar, Edi Rama: Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian nëse nuk e njeh Kosovën

ryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë  të dhënë për EURACTIV.com, ka folur për progresin të cilin e ka bërë shteti shqiptar lidhur me gjyqësorin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe se pret hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit. Ai ka folur edhe për marrëdheniet në mes Prishtinës dhe Beogradit. Rama ka thënë se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën e pavarur.

“Serbia nuk mund të futet në BE nëse nuk e njeh Kosovën, dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme dhe pse është në interesin e të dy palëve të arrijnë në një zgjidhje. Sigurisht, gjetja e një zgjidhjeje nuk do të jetë e lehte, do të jetë e dhimbshme por duhet të gjendet”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …