Kryeministri i vendit: Do të sigurohet sistem më i mirë i energjisë për qytetarët

Kryeministri i vendit: Do të sigurohet sistem më i mirë i energjisë për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësues nga kompania e njohur amerikane General Electrics, të kryesuar nga drejtori i Përgjithshëm për Evropën Juglindore, Gaetano Massara. Në takim është diskutuar për mundësinë e ndërlidhjes së iniciativave të biznesit në Kosovës me sektorin e energjisë. Pas një prezantimi dhe propozimeve të bëra nga GE për sektorin e energjisë, kryeministri Haradinaj mirëpriti idetë dhe propozimet, duke thënë se në veprimet e  mëtejshme do të sigurohet një sistem më i mirë i energjisë për të gjithë qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …