Kryengritësit e organizatës së hutëve të Jemenit e kanë uzurpuar një anije mallrash të ndërlidhur me Izraelin

Kryengritësit e organizatës së  hutëve  të Jemenit,  kanë uzurpuar  një anije mallrash të ndërlidhur me Izraelin në një rrugë të rëndësishme tregtare në Detin e Kuq, duke i rrëmbyer 25 anëtarët e ekuipazhit. Ky akt i ka rritur shqetësimet se tensionet e larta rajonale për shkak të luftës mes Izraelit dhe grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, Hamas, po nxisin një konflikt të ri detar. Kryengritësit jemenas kanë deklaruar  se e rrëmbyen anijen për shkak të lidhjeve të saj me Izraelin dhe se anijet të cilat janë të ndërlidhura apo nën pronësinë e izraelitëve do të jenë cak i tyre derisa të përfundojë lufta e Izraelit kundër udhëheqësve të Hamasit në Gazë.  Të gjitha anijet që i takojnë armikut izraelit, apo të cilat kanë lidhje me të, do të jenë cak legjitim, deklaruan kryengritësit Zëdhënësi i Hutëve,  Muhamed Abdul-Salam, kryenegociatori përmes një  komunikate ka deklaruar se izraelitët e kuptojnë vetëm “gjuhën e forcës”. Kapja e anijes izraelite është hap praktik i cili dëshmon seriozitetin e forcave të armatosura të Jemenit për betejën detare, pavarësisht çmimit që mund të paguajë.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …