leoni

Kryeparlamentari Basha nën dy verdikte gjyqësore, por zgjedh heshtjen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka zgjedhur heshtjen përballë dy goditjeve të rënda gjyqësore që e kanë vënë në qendër të kritikave publike dhe politike. As pas shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Ferizajt për shpifje, e as pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ia rrëzoi “konstituimin e Kuvendit”, Basha nuk ka bërë asnjë koment. Më 30 shtator, Gjykata Themelore në Ferizaj e shpalli atë fajtor për shpifje dhe e dënoi me tërheqje të publikimeve fyese, kërkimfalje publike, si dhe me kompensim të dëmit prej 25 mijë eurosh dhe shpenzime gjyqësore mbi 2,600 euro. Aktgjykimi e detyron Bashën që brenda 8 ditësh të kërkojë falje në media dhe rrjete sociale, përndryshe përballet me përmbarim të detyrueshëm. Po atë ditë, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Kuvendi nuk është konstituar në përputhje me Kushtetutën, pasi mungon zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb. Ky verdikt i tretë i Gjykatës Kushtetuese godet drejtpërdrejt interpretimin e Bashës, i cili më herët kishte shpallur se Kuvendi është konstituar edhe pa këtë hap kushtetues. Heshtja e kryeparlamentarit, përballë dy dështimeve të njëpasnjëshme në gjykata, po lexohet si shmangie nga përgjegjësia publike. Njëherësh, ajo thellon krizën e legjitimitetit të Kuvendit të Kosovës, i cili tash e tetë muaj mbetet i bllokuar në përfundimin e seancës konstituive.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, priti në takim Shefin e Mbrojtjes së Turqisë Selçuk Bayraktaroğlu

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni ushtarake …