Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në mbrojtje të djalit të Shpend Maxhunit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, publikisht e ka amnistuar djalin e shefit të AKI-së, Shpëtim Maxhuni, i cili është i përfshirë në një rast hetimor.  Edhe pse ai  do të duhej ta hetonte Maxhunin pa asnjë ndikim, ka thënë se “sipas informacioneve të Policisë e Prokurorisë” djalit të Shpend Maxhunit nuk i janë gjetur në posedim as drogë e as armë. Kjo deklaratë e tij  është plotësisht në kundërshtim me kallëzimin penal të shkruar nga Policia e Kosovës. “Koha Ditore” ka arritur të sigurojë një kopje të kallëzimit penal. Përmbajtja e këtij dokumenti demanton edhe kryeprokurorin Aleksandër Lumezi dhe zyrtarët e tjerë të hetuesisë, të cilët deklaronin se arma nuk ishte te Shpëtim Maxhuni në momentin që Policia e Kosovës e kishte kontrolluar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …