Brickos

Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që seanca për Platformën e dialogut të mbahet nesër duke filluar në orën 9:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që seanca për Platformën e dialogut të mbahet nesër duke filluar në orën 9:00 të mëngjesit.  Ai ka thënë se në orën 9 mbahet kjo seancë, ndërsa në orën 10 vazhdon seanca e rregullt. Në rend të ditës është shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë dhe Shqyrtimi i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Ndërkohë është bërë e ditur se Komisioni për Punë të Jashtme me 6 vota për e ka votuar Platformën për Dialogun e cila pritet të shqyrtohet nesër  në Kuvendin e Kosovës. Mbledhjen e këtij komisioni e kanë bojkotuar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …