Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës, sot do të mbajë mbledhjen e saj parë në të Legjislaturën e VII-të

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot për të filluar përgatitjet për të mbajtur seancën për shpërndarjen e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhet për të nisur përgatitjet për të mbajtur seancën për shpërndarjen e Kuvendit. Kryekuvendari Kadri Veseli ka qenë ai që ka ftuar kryesinë, pasi refuzoi thirrjen e kryetarit Thaçi për të caktuar një mandatar të ri për kryeministër pas dorëheqjes së Haradinajt. “Kjo mbledhje ka për qëllim të saktësojë në mënyrë zyrtare dhe institucionale qëndrimet e çdo grupi parlamentar në lidhje me situatën e krijuar pas rënies së Qeverisë së Kosovës, si dhe konkretizimin e hapave për përcaktimin sa më të shpejtë të datës së zgjedhjeve të parakohshme”, ka deklaruar Veseli. Sipas tij, shteti nuk guxon të mbetet në vakum institucional dhe pa vendimmarrje legjitime. Ai theksoi se si kryetar i Kuvendit, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që vendi sa më shpejtë të zhvillojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …