Kryetari Aliu ka pritur në takim bashkatdhetarët, Shaban Maloki, Bujar Neziri dhe Esat Hysaj

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka mirëpritur sot, bashkatdhetarët, Shaban Maloki, Bujar Neziri dhe pronarin e televizionit “Diaspora”, Esat Hysaj, me të cilët ka nda momente të këndshme bashkëbisedimi, për sportin padyshim, suksesin e ekipit të futbollit shqiptar në Gjermani FC Kosova Düsseldorf, si dhe zhvillimin e përgjithshëm sportiv në mërgatë, çka padyshim ndër kontributdhënësit më të mëdhenj janë mysafirët që prita sot, ka thënë kryetari Aliou. Nga mysafirët u njoftova edhe për nismën e ekipit FC Kosova Düsseldorf dhe bashkatdhetarëve tanë në Gjermani për ndërtimin e një shtëpie në Neredime për një familje në nevojë, solidaritet ky që meriton respekt e vlerësim maksimal, tha kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …