Nga 23.11.2022 duke filluar nga ora 07:00 deri në përfundim të punëve do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit të komunikacionit në rrugën urbane “Ahmet Kaçiku”në Ferizaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës njofton qytetaret ferizajas se nesër më datën 23.11.2022 (E mërkure) duke filluar nga ora 07:00 deri në përfundim të punëve do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit të komunikacionit në rrugën urbane “Ahmet Kaçiku”, konkretisht segmenti prej kryqëzimit me rrugën “Emin Duraku”,  e deri te kryqëzimi me rreth rrotullim te Stacioni Policor në Ferizaj, do të jetë rrugë ku komunikacioni do të zhvillohet në një kahje, për arsye të rregullimit të pusetave të kanalizimit fekal dhe asfaltimit të një shtrese. Andaj kërkohet nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të kenë mirëkuptim deri në përfundimin e punëve, ndërsa nga Policia e Ferizajt kërkohet që me një intensitet më të shtuar të policëve të kryejnë mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik.

Kontrolloni gjithashtu

Konstituohet kuvendi i fëmijëve të komunës së Rahovecit

Në sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Rahovecit u konstituua Kuvendi i fëmijëve, në …