Kryetari Aliu, ka pritur në takim përfaqësuesit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës

Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare e tjera do të nis në shtator të këtij viti. Për të koordinuar këtë proces, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, prirë nga Ylli Shala – Koordinator i procesit të regjistrimit, Bekim Canolli – udhëheqës i Divizionit të Metodologjisë si dhe Arbert Abdyli – zyrtar për migrime, me të cilët u bashkëbisedua e u bashkërendua për këtë proces tejet të rëndësishëm, njëherit kryetari Aliu u ka shprehur mbështetjen e tij dhe të komunës së Ferizajt për këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …