Kryetari Aliu ka pritur në zyrën e tij klubin e sporteve luftarake MMA 05

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur në zyrën e tij, klubin suksesplotë të sporteve luftarake MMA 05, të cilët muajin e kaluar morën pjesë në Kampionatin Kombëtar të MMA-së si dhe në Turneun Ndërkombëtar mbajtur në Durrës, ku u kthyen me 5 medalje, dy të arta, dy të argjendta e një të bronztë. Me këtë rast kryetari Aliu i ka falënderuar sportistët Denis Ismani, Ruzhdi Hajdini, Sovran Azemi e Hazir Ndrecaj, si dhe trajnerët e klubit si instruktorë të dëshmuar në sporte luftarake siç janë Fitim Sadiku, Përparim Hajdini dhe Raif Musa, të cilët ju dhanë sportistëve mbështetjen e pa rezervë për arritjen e sukseseve të larta, suksese këto domethënëse për sportin ferizajas, që padyshim kanë pasur e do ta kenë mbështetjen e komunës së Ferizajt ka thënë kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …