Kryetari Aliu ka pritur në zyrën e tij talenten ferizajase Bora Zeqiri

Bora Zeqiri, është 8 vjeçarja ferizajase, talente e pianos, nxënëse e klasës së dytë në shkollën fillore “Vezir Jashari” dhe nxënëse e klasës së parë në shkollën e muzikës “Çesk Zadeja”, e cila zuri vendin e parë në garat ndërkombëtare të pianos “Tirana Talent” të mbajtura në Tiranë, po kështu zuri vendin e parë edhe në “Piano Fest”, pa lënë anash suksesin e saj në modelizëm, duke qenë imazh i brendeve të ndryshme transnacionale. Borën e ka pritur në zyrën e tij kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, për ta përgëzuar e mbështetur për talentin e saj, pasionin e përkushtimin e shkëlqyer, që i hap dritën perspektivës së saj, padyshim, të mbushur me suksese.

May be an image of 1 person and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu priti në takim delegacionin nga Gjermania

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në takim delegacionin nga Gjermania, me …