Kryetari Aliu kërkon nga Qeveria themelimin e Grantit IV për investime kapitale në Komuna

Në takimin sot të kryetarëve të komunave me Kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka vu në spikamë, në emër të Asociacionit të Komunave të Kosovës sfidat me të cilat përballet pushteti lokal si dhe kërkesat që përmbajnë themelimin e Grantit IV për investime kapitale në Komuna, që do të mundësonte barabarësi në shpërndarjen e fondeve qeveritare për projektet e komunave, kthimin e pronave të AKP-së në menaxhim të komunave për të mundësuar zhvillimin e projekteve me interes publik e veçanërisht për nevojat e krijimit të infrastrukturës sportive për Lojërat Mesdhetare, komunat të trajtohen me prioritet të veçantë në bartjen e pronave të menaxhuara nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, zonat ekonomike të mos kalojnë në përgjegjësi të Qeverisë por të menaxhohen nga komunat, të rikthehet për plotësim ndryshim Ligji për Prokurimin Publik si dhe një varg çështjesh që sfidojnë punën e përditshme të komunave.

May be an image of 2 people, office and text

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …