Kryetari Aliu mirëpriti në takim drejtuesit e klubit të vetëm ferizajas MMA 05  

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu ka mirëpritur të enjtën në takim drejtuesit dhe anëtarët e klubit të vetëm ferizajas të arteve marciale të përziera MMA 05.

Kryetari Aliu i përgëzoi ata për sukseset e arritura gjatë këtij viti ku veçohen kampionët në garën mbarëkombëtare Ruzhdi Hajdini dhe Anik Bucaliu si dhe nënkampioni Gentrit Hakiu me trajnerin e parë Përparim Hajdini dhe ndihmëstrajnerin Bardh Topalli. Ky klub kampionësh i solli qytetit të Ferizajt tri trofe kampioni.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …