Kryetari Aliu ndan dekorata “NDERI I QYTETIT” për familjet me vlera atdhetare

Në jubileun e 150-të të Ferizajt, duke kujtuar e vlerësuar rrënjët e zhvillimit të hershëm të Ferizajt, themelet e së cilës u ngritën me kontribute të pashlyeshme, përpjekje të vazhdueshme për Ferizajn, duke u shquar me vlerat më të ndritura njerëzore, vlerat intelektuale, atdhetare e ekonomike, Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka nda dekoratën “NDERI I QYTETIT” për FAMILJEN VAROSHI dhe pas vdekjes për KEMAJL VAROSHI.

May be an image of 3 people and text

Me vlerësim e respekt për vlerat që karakterizuan personalitetin e tij, vlerat atdhetare, me dy bijtë luftëtarë të lirisë, për guximin e kontributin historik që la pas vetes si delegat në Kuvendin e Kushtetutës së Kaçanikut, kryetari Aliu i ka nda dekoratën “NDERI I QYTETIT” pas vdekjes edhe për ALI SHAHINI. Për përfaqësim të dinjitetshëm të Ferizajt e më gjerë, për vlerat e kontributin historik në përurim të virtyteve më të larta njerëzore, atdhedashëse-kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …