Kryetari Aliu priti në takim Drejtoren e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Morina Kambo

Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu ka pritur në një takim drejtoren ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, znj. Andriola Morina Kambo me bashkëpunëtorë me të cilët bashkëbiseduan mbi këtë projekt, ku më pas hollësitë u ndanë edhe me nxënësit e drejtimit të tekstilit në shkollën profesionale të agrobiznesit dhe teknologjisë në Ferizaj, si mundësi e rrjetëzim për bashkëpunimet e së ardhmes në këtë fushë.

“MUZA COMPETITION” është ngjarja që bën bashkë të rinjtë pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografik në fushën e fashion-dizajnit nga të gjitha qytetet shqipfolëse të rajonit, ndërmarr si projekt mbarëkombëtar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …