Kryetari Aliu priti në takim Gresa Hamdiun – Arkitekte me sukses ekselent në degën e Arkitekturës në Itali

Kryertari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook, se ka mirëpritur në takim, Gresa Hamdiun – Arkitekte e diplomuar me sukses ekselent në degën e Arkitekturës në Itali dhe njëkohësisht balerinë me pasion, e cila i ka dhuruar Ferizajt shumë shfaqje baleti ndër vite, dhe është një nga emrat që po ngjit suksesshëm majat në karrierën profesionale.

Së fundmi, ajo është përzgjedhur si përfaqësuesja e vetme e Republikës së Kosovës në rolin e Koordinatores për Kosovë në platformën ndërkombëtare “BIG SEE” që mbahet në Slloveni. Kjo platformë mbledh arkitektë, novatorë, dizajnerë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme, duke krijuar mundësi jo vetëm për prezantimin e Kosovës, por edhe për lidhjen e vendit tonë me shtete të tjera përmes projekteve të përbashkëta në promovimin e turizmit, arkitekturës, dizajnit inovativ dhe kreativitetit bashkëkohor.

Me Gresën ndamë çaste të këndshme bashkëbisede, ku e përgëzova për rrugëtimin e saj profesional, duke i ofruar mbështetjen tonë të plotë për sukseset që po e bëjnë krenar Ferizajn, ka shkruar kryetari i Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …