Me rastin e 45-vjetorit të rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës, komuna e Skënderajt të mërkurën organizoi homazhe te varret e heronjve në Prekaz.
Në një postim në Facebook, kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku ka shkruar se 13 Maji i vitit 1981 shënon një nga datat dhe qëndresat më heroike në historinë tonë kombëtare. Tahir dhe Nebih Meha, me guximin dhe vendosmërinë e tyre, i dolën përballë forcave okupatore jugosllave, duke mbrojtur nderin dhe idealin e shqiptarëve.
Lufta e tyre përveç akt qëndrese deri në flijim, ishte edhe thirrje për liri që frymëzoi gjithë brezin e mëvonshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sakrifica e Nebih e Tahir Mehës u bë simbol i pathyeshmërisë shqiptare dhe dëshmi se populli ynë kurrë nuk pajtohet me robërinë, thuhet në postimin e kryetarit Sami Lushtaku.
Lavdi e përjetshme Tahir dhe Nebih Mehës!