leoni

Kryetari Aliu priti në takim mësimdhënëset Maria Gjini Kurti dhe Nazmije Bekteshi

“Me zonjën Maria Gjini Kurti – mësuesen e brezave të shumtë të ferizajasve, zonjën që mishëron emancipimin dhe me familjen e saj paraqet rrënjët e Ferizajt si dhe znj. Nazmije Bekteshi, mësimdhënësen e jashtëzakonshme, të përkushtuar e të veçantë ndër breza të nxënësve, e cila kohën e lirë tash në pension ia kushton artit duke krijuar vepra arti me sipërmarrjen e saj “Dekorime me pika-pika” suvenire të jashtëzakonshme, një nga të cilat mu dhurua sot nga znj. Nazmije! Znj. Maria dhe znj. Nazmije, kanë edhe një projekt të përbashkët, kushtuar grave pensioniste, për të hapur një lokal, ku pensionistet do të kenë vendtakimin e tyre, për biseda, ligjërata të ndryshme, debate, kurse arti e të tjera, projekt që kemi kënaqësinë ta mbështesim”- ka shkruar kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Libri “Doktori që i dha jetë lirisë”, dërgon porosinë e lirisë, si vlerë universale

Sot, në mesin e shumë personaliteteve, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, mora pjesë në …