Kryetari Aliu priti në takim të rinjtë e “Athletic Club” dhe trajnerin e tyre

“Athletic Club” është një sukses i ri në sportin ferizajas, me themelimin që i bën kësaj shkolle të futbollit, futbollistët ferizajas Genc Ratkoceri dhe Bujar Shabani, të cilët me vlerat e tyre sportive kanë grumbulluar vlera të mirënjohura të futbollit ferizajas në drejtimin e kësaj shkolle futbolli, duke i bartur vlerat e zhvilluara dhe talentin e dhjetëra të rinjve, fëmijëve që tashmë janë pjesë e skuadrës e cila së fundmi në turneun e organizuar, Bazeli Cup 2024, grupmosha U9 u shpallën fitues të turneut. Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i ka pritur në takim këta të rinj dhe trajnerin e tyre duke shprehu kënaqësi të veçantë për ta dhe sukseset e arritura te tyre, ai ndau me ta, biseda mbi pasionin, ëndrrat e futbollit, që me përkushtimin e tyre, disiplinën e dëshmuar janë yjet në ngjitje të futbollit ferizajas e më gjerë.

May be an image of 10 people, people playing soccer, people playing football and text

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …