Kryetari Aliu, priti një grup të nxënësve dhe arsimtarëve nga Suedia

Numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga nënkryetari Naim Ferati, kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi-Bytyçi si dhe drejtori i arsimit Afrim Llabjani, këtë të mërkurë kanë pritur një grup nxënësish dhe arsimtarë nga Suedia. Mirë se ardhje këtyre të fundit ju ka dëshiruar Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka thënë se gjeneratat e reja çdo ditë e më shumë po shpërfaqin vlerat e larta dhe të vërteta të kombit, por edhe qytetarëve tanë që jetojnë në Suedi. Ai ka thënë se Kosova ka lidhje emocionale me Diasporën dhe konkretisht edhe me Suedinë. Ndërsa, Raif Mehmeti arsimtarët nga Suedia ka falënderuar drejtuesit e Komunës së Ferizajt konkretisht Kryetarin Aliu për pritjen e bërë ndërsa, kanë parashtruar pyetje nga më të ndryshmet lidhje me funksionimin e Qeverisë Lokale. Ata po ashtu janë njoftuar edhe më funksionimin e punës së Kuvendit të Komunës së Ferizajt, por edhe me grupet parlamentare që e përbejnë Kuvendin e Komunës. U tha se bashkëpunimi në mes Komunës së Ferizajt dhe këtyre bashkatdhetarëve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi uron besimtarët Islam me rastin e Kurban Bajramit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes rrjetit social facebook i ka uruar të …