Kryetari Aliu uron ditën e flamurit ashkali

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka uruar 15 Shkurtin – ditën e flamurit ashkali. “15  Shkurti është Dita e Flamurit Ashkali. Në këtë festë, siç tashmë është krijuar traditë, mirëprita në zyrën time, drejtuesit politik e institucional të ashkalive në Ferizaj, për t’i uruar në këtë festë dhe përmes tyre, për të uruar gjithë bashkëqytetarët ashkali, duke vazhduar rrugëtimin e përpjekjen tonë në avancimin e bashkëpunimit në dobi të rritjes së mirëqenies e përfaqësimit të interesit të bashkëqytetarëve tanë nga ky komunitet. Për të gjithë komunitetin ashkali në Ferizaj e më gjerë – Urime Dita e Flamurit Ashkali!”- thuhet në shkrimin e kryetarit Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …