Sot në Prishtinë është përuruar libri: “Shtet i ri, burrë shteti modern- Hashim Thaçi, një biografi”, nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger

Në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe në mesin e bashkëluftëtarëve, bashkëpartiakëve, miqve e bashkëpunëtorëve është promovuar libri “Shteti i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Pjesëmarrësit folën për veprimtarinë e ish-luftëtarit dhe ish-presidentit, teksa u shprehën të bindur se ai dhe të tjerët do të triumfojnë përballë drejtësisë në Hagë. Libri i gazetarëve britanikë në gjuhën shqipe është sjellë nga shtëpia botuese “Fan Noli”, derisa përkthimi i tij është bërë nga ish-kryediplomatja e Shqipërisë, Arta Dade. Në fjalën e tij, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se gjatë luftës gjithë ushtarët përpiqeshin të derdhnin gjak që vendi i tyre të jetë i lirë. Ai u shpreh i bindur se të gjithë ish-çlirimtarët do të triumfojnë përballë drejtësisë. Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u shpreh se të gjithë do të donin që sonte të mos mungonte ish-presidenti, Hashim Thaçi. Sipas tij, vepra e këtij të fundit do të mbetet e shënuar përgjithmonë. Tutje, Krasniqi shtoi se aktualisht Kosovës po i mungon partneriteti ndërkombëtar. Ai theksoi se Thaçi ishte i vendosur që Kosovën ta nxjerrte nga “lloqi e terri”. Kurse, Nevenka Tromp, e cila punoi për shumë vite në Tribunalin e Hagës për Ish-Jugosllavi u shpreh se vuajtjet dhe sakrificat e popullit shqiptar çuan në çlirimin e popullit të Kosovës. Diplomatja Arta Dade teksa foli për rëndësinë e librit u shpreh se i njëjti tregon për dashurinë e madhe ndaj Drenicës, familjes dhe prindërve. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …