B. Obama: Historia do ta mbajë në mend sulmin në Kongres si një “një moment të çnderimit e turpit të madh për kombin”

Kryetari amerikan, Barack Obama, ka ngushëlluar familjen e Fidel Castros

Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, sot e ka ngushëlluar familjen e Fidel Castros dhe theksoi se historia do ta vlerësoj ndikimin e Castros në Kubë dhe në botë. “Në këtë kohë të vdekjes së Fidel Castros, ne e zgjasim dorën e miqësisë te populli kuban”, tha Obama dhe ka shtuar se “historia do ta shënoj dhe vlerësoj ndikimin e madh të kësaj figure të vetme në popullin dhe botën rreth tij”. Mëtutje, në kumtesën e tij me rastin e vdekjes së ish-liderit revolucionar të Kubës, Fidel Castro, zoti Obama ka theksuar se gjatë presidencës së tij kishte punuar “që të kaluarën ta lente prapa”, derisa kishte punuar për të ardhmen, e cila ishte ndërtuar në gjërat që ishin të përbashkëta, raporton agjencia Reuters.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …