Donald Trump

Kryetari amerikan, Donald Trump, ka vënë në pikëpyetje efikasitetin e OKB-së

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vënë në pikëpyetje efikasitetin e Kombeve të Bashkuara, duke thënë se organizata është vetëm një klub për njerëzit që të kalojnë kohë të mirë. OKB ka potencial aq të madh, por është bërë vetëm një klub për njerëzit që të mblidhen, të bisedojnë dhe të kalojnë kohë të mirë, bën të ditur Radio-Evropa e Lirë. Trump ka deklaruar kështu pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së javën e kaluar ka votuar rezolutën që dënon vendbanimet e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. Administrata Obama ka abstenuar nga votimi i kësaj rezolute, përkundër kërkesave të Trumpit që SHBA të ushtrojë të drejtën e vetos.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …