Kryetari rumun K. Johannis nuk pranoi kandidaturën e Sevil Shhaideh nga PSD-ja për postin e kryeministres

Kryetari rumun K. Johannis nuk pranoi kandidaturën e Sevil Shhaideh nga PSD-ja për postin e kryeministres

Kryetari i Rumanisë, Klaus Johannis hodhi poshtë kandidaturën e zonjës, Sevil Shhaideh, për postin e kryeministres, të cilin e ka propozuar nga Partia Social-Demokrate e këtij Shteti pas fitores në zgjedhjet parlamentare.  Kam analizuar argumentet pro dhe kundër dhe kam vendosur të mos e pranoj këtë propozim”, deklaroi Johanis gjatë një fjalimi, ndërkohë që Rumania është në kërkim të një qeverie pas zgjedhjeve legjislative të 11 dhjetorit. Partia Social-Demokrate i propozoi javën e kaluar presidentit emërimin e Shhaideh, 52 vjeçe, kandidate me origjinë nga minoriteti i turk në Rumani, e cila do të bëhej e para grua myslimane në krye të një qeverie të një vendi të BE-së.  Përkatësia e saj fetare nuk është bërë objekt debati në këtë vend ortodoks.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …