Besim Ademi

Besim Ademi: Kosova shtet laikë apo krishterë-pagan..!?

Përderisa shteti “laik” i Kosovës, i përberë nga 96% myslimanë dhe 4% krishterë religjione të tjera, në festat islame nuk investon asnjë cent të vetëm për zbukurimin e qyteteve, në netët apo ditët festive islame, qeveritarët dhe udhëheqësit e shtetit nuk ngurojnë të prezantojnë me plotë vullnet edhe në objektet fetare (kisha) apo vende festive katolike, apo duke edhe i prirë marshit të quajtur të “krenarisë” paradës së LGBT-së, në Prishtinë. Ndërsa në anën tjetër edhe 17 vjet pas luftës, shifrat reale të papunësisë mbeten alarmante. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në fund të vitit 2015 papunësia arrin mbi 45%. Këtë e mohojnë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës duke thënë së ky vlerësim nuk është real dhe se papunësia arrin deri në 60%.

Duke mos u mërzit për këtë fakt, qeveria e Kosovës jap para të majme kesh dhe stimulime nga më të ndryshmet për ta thyer “tabunë” për t’i çiftëzuar dhe kurorëzuar ligjërisht LGBT-në shtresë kjo më e ulëta e shoqërisë. Së fundmi jemi në ngjarje të gjithë për investimet dhe harxhimet marramendëse duke u bazuar në buxhetin e shtetit duke mos kursyer edhe qindarkat  e qytetarëve, në këtë rast të 96% myslimanëve. Kjo për t’ua zbukuruar, ndriçuar vendin dhe mjedisin ku jetojnë apo nuk jetojnë 4% të religjioneve jo islame. Apo për t’u dukur në sy të botës perëndimore se ne po japim gjithçka për asimilimin gradual të myslimanëve dhe investimin drejt një të ardhme krishterë-pagane në këtë vend.

Nuk jemi për t’ua cenuar të drejtat e asnjë etnie fetare e kombëtare në Kosovë, por këto privilegje të njëanshme në Kosovë janë gjithçka përveç :

1-Drejtësi jo…

2-Të drejta të njeriut jo…

3-Mirëmenaxhim me fonde buxhetore publike jo, sikurse edhe barazi fetare jo….

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI: 1 Maji nuk duhet të jetë festë, por Protestë!

– Në Shqipëri thuajse nuk egzistojnë sindikatat që të organizohen punëtorët për të drejtat e tyre. …