Gazetari dhe shkrimtari, Habib Zogaj ka përuruar librin: “Zogajt e Turjakës”

Gazetari dhe shkrimtari, Habib Zogaj ka përuruar librin: “Zogajt e Turjakës”

Gazetari dhe shkrimtari, Habib Zogaj ka përuruar  librin e radhës,“Zogajt e Turjakës” (Gjenealogji, fakte, lëvizje demografike). Ky libër është  përuruar më 28. 12. 2016 në Shtëpinë e Kulturës, “ Tahir Sinani” në Malishevë. Para të pranishmëve përveç autorit Zogaj me fjalë rasti u paraqitën edhe redaktori I Librit: Prend Buzhala, Recenzenti: Sedat Sahitaj, historian dashamiri i fjalës së shkruar shqipe Azem Zogaj  dhe ne emer te Zogajve, Xhevrije Zogaj Prend Buzhala tha se ibri ka një ndërthurje të pëlqyeshme, tematike e trajtuese: fillimisht, dëshmon emërtimet e pesë fshatrave me emrin Zogaj (Zogaj në Shkodër, Zogaj në Tropojë, Zogaj në Ulqin, Zogaj në Gjirokastër dhe Zogjaj -kështu e shqiptojnë në Peshkopi). Kjo dëshmi e kërkuar kaq këmbëngulshëm dhe kaq e gjerë, e shtrirë brenda një vëllimi, është vetëm një paradigmë, me mbiemrin Zogaj, me fshtrat Zogaj në Shqipëri e Mal të Zie me fshatrat e tilla në Kosovë, ku jetojnë Zogajt.

Habib Zogaj ishte luftëtar lirie, gazetar i Radios-Kosova e Lirë gjatë luftës së UÇK-së, aktualisht është drejtor i Radio Malishevës. Deri tani ka  shkruar dhe ka botuar disa vepra publicistike.

Miftar Hasani

Krimi dhe Mbijetesa ( album faktografik )

Halil ( Jashar ) Sylaj

Rifat ( Osman ) Krasniqi

Reportazhe Lufte

Miftar Hasani ( ribotim) si dhe

“Zogajt e Turjakës” (Gjenealogji, fakte, lëvizje demografike)

Habib Zogaj është Laureat  Urdhërit për Trimëri e Heroizëm “Imer Krasniqi”.

Kontrolloni gjithashtu

Bujar Gashi: Libri im, “Explore Kosova”, është një udhëtim në trashëgiminë kulturore, historike dhe natyrore të vendit tonë

Explore Kosova Libri im, “Explore Kosova”, është një udhëtim në trashëgiminë kulturore, historike dhe natyrore …