Kryetari amerikan, Donald Trump, përshëndeti marrëdhëniet shumë të mira me kryetarin e Turqisë, Erdogan

Kryetari amerikan, Donald Trump, përshëndeti marrëdhëniet shumë të mira me kryetarin e Turqisë, Erdogan

Kryetari amerikan, Donald Trump ka përshëndetur marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me kryetarin e Turqisë,  Rexhep Tajip Erdogan. Dy liderët kanë nisur takimin për të tejkaluar dallimet në mes të të dyja vendeve, duke nisur nga politika rreth Sirisë, e deri të blerja e sistemeve të raketave  ruse nga ana e Turqisë. Mirëpritja e ngrohtë e Trumpit për presidentin turk, vjen në kohën e rritjes së zemërimit në Kongresin amerikan për ofensivën e nisur nga Ankaraja më 9 tetor në Siri, me qëllim të largimit të milicisë kurde nga kufiri Turqi-Siri. Ne kemi qenë miq për një kohë të gjatë, pothuajse nga dita e parë. Ne kuptojmë shtetet e njërit-tjetrit. Ne e kuptojmë se prej nga kemi ardhur”, i ka thënë Trump, kryetarit të Turqisë Erdogan. Ai po ashtu ka thënë se do të diskutojë blerjen e sistemeve ruse për mbrojtje S-400 nga ana e Ankarasë. Përveç kësaj, Trump ka thënë se të dyja palët do të bisedojnë rreth një marrëveshjeje tregtare në vlerë të 100 miliardë dollarëve.

Kontrolloni gjithashtu

PDK merr epërsinë në Malishevë, bastionin tradicional të Nismës

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë në epërsi në Malishevë, një komunë që tradicionalisht është …