Kryetari Asllanaj priti komandantin e kazermës së FSK-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj dhe Komandanti i kazermës së FSK-së në Prizren, kapiten Sejdi Krasniqi, janë takuar në Suharekë dhe kanë biseduar për shumë gjëra me interes për qytetarët e kësaj Komune. Ata kanë shkëmbyer edhe urime dhe falënderime mes njeri tjetrit për fillimin e këtij viti kalendarik dhe për bashkëpunimin në mes të këtyre dy institucioneve. Kapiten Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin Asllanaj me punët që kryejnë pjesëtarët e Kompanisë së deminimit EOD të kazermës në Prizren duke shtuar se deri tash “kemi operuar në 280 mijë metra katrorë hapësirë duke gjetur 400 mjete të rrezikshme. Misioni dhe motivi i Kompanisë tonë është zbulimi dhe asgjësimi i mjeteve të rrezikshme, të pashpërthyera. Në Republikën e Kosovës janë 77 fusha të identifikuara si të rrezikshme dhe të minuara, ndërsa mbi 60 fusha janë të dyshuara që mund të ketë mjete të rrezikshme. Kompania ka numër të telefonit që është aktiv 24 orë ku qytetarët mund të telefonojnë dhe të lajmërojnë se kanë hasur në mjet të dyshimtë”, ka thënë kapiten Sejdi Krasniqi, komandanti i kazermës së FSK-së në Prizren.

Ndërsa kryetari Asllanaj u interesua se si është gjendja në territorin e Komunës së Suharekës, për çka u informua se në Komunën e Suharekës nuk ka fusha të minuara por ka fushëbeteja siç është fusha e Luzhnicës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …