Isa Mustafa

Isa Mustafa: Muri do të rrënohet dhe Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa , në mbledhjen e sotme të Qeverisë, i siguroi qytetarët e vendit,  se institucionet janë në krye  të detyrës për të mbrojtur stabilitetin e arritur. Kryeministri ka ftuar edhe njëherë ministrat serbë që  të kthehen në Qeveri, të respektojnë Kushtetutën, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ai ka bërë thirrje autoriteteve lokale në Mitrovicën Veriore,  që të zbatojnë ligjet e Kushtetutës së Kosovës për murin e ndërtuar pa leje. Po ashtu, Mustafa ftoi edhe Qeverinë e Serbisë, që të heq dorë nga gjuha kërcënuese, dhe këtë gjuhë ta zëvendësojë me gjuhën e dialogut dhe me gjuhën e bashkëpunimit. Në emër të Qeverisë, kryeministri  falënderoi qytetarët për shkallën e lartë të përgjegjësisë qytetare, me të cilën kanë përballuar provokimet nga Serbia. Po ashtu ai ka ftuar  përfaqësuesit e partive politike të opozitës, qytetarët, mediet, shoqërinë civile, që të punojnë bashkërisht, në projektin e avancimit të demokracisë së vendit.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …