Kryetari i Komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj, priti në takim Kryetaren e Shoqatës Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare” Znj.Zamira Korançe me të cilën bisedoj rreth bashkëpunimit mes Komunës së Suharekës dhe Shoqatës për manifestime kulturore dhe spektakle të ndryshme.
Kryetari Asllanaj falënderoj Kryetaren e shoqatës znj.Korançe për gatishmërinë e bashkëpunimit dhe interesimit që po tregon për Komunën e Suharekës.