Në Suharekë u mbajt takimi javor i koordinimit lokal për siguri

Situatë e qetë dhe stabile është vlerësua gjendja e sigurisë në Komunën e Suharekës në takimin e koordinimit lokal të sigurisë. Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, gjatë raportimit për gjendjen e sigurisë ka thënë se gjatë javës kanë ndodhur këto raste: 2 zjarr vënie, 1 dhunë në familje, 1 prishje të rendit publik, 4 aksidente, 5 vjedhje dhe 2 kanosje. Ndërsa nënkryetari i Komunës së Suharekës z. Rexhep Kuçi ka njoftuar për zhvillimet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës në komunë. Kuçi ka njoftuar se është mbajtur Asambleja Komunale, gjithashtu njoftoj se të gjitha pikat e rendit të ditës kanë kaluar përveç pika për kornizën afatmesme buxhetore 2017-2019 e cila nuk kaloj.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …