Kryetari Bahtiri takoi përfaqësuesit e OSCE-së

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari për komunitete, Eroll Zekerija, kanë pritur përfaqësuesit e OSCE-së për Mitrovicë, Laia Pao Romani dhe Bekim Karaxhija.

Temë e diskutimit ishte Plani Lokal i Veprimit për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptas në shoqëri, me theks të veçantë në këto fusha; arsim, shëndetësi dhe çështje sociale.

Kryetari Bahtiri ka thënë së Komuna e Mitrovicës është e përkushtuar në krijimin e një shoqërie multi-etnike, gjithëpërfshirëse, që ofron mundësi të barabarta për zhvillim, pjesëmarrje dhe mirëqenie për të gjithë individët, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare, gjinore, moshe, aftësitë fizike dhe mendore, orientimet kulturore dhe ideologjike etj.

“Deri më tani ne si komunë kemi mbështetur shumë aktivitete të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas dhe janë  duke u realizuar  projekte të tjera për tu përmirësuar mirëqenia e qytetarëve“, shtoi Bahtiri.

Po ashtu gjatë këtij takimi kryetari Bahtiri foli edhe për  lagjen “Mahalla e Romëve” në Mitrovicë, ku nga ndërtimet joformale dhe pakujdesia e këtij komuniteti, është zbehur pamja e kësaj pjese të qytetit. Me vet faktin që pikërisht në këtë pjesë të qytetit është duke u krijuar lagjja më e bukur, ku janë të vendosura edhe institucionet prestigjioze shkollore dhe parashihen plane të rëndësishme urbanistike,  duke e shndërruar në lagjen më të bukur të qytetit të Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …