Ministrja Tahiri vizitoi fabrikën e kërpudhave në Gushafc

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, gjatë vizitës së saj në Mitrovicë, e shoqëruar nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar edhe fabrikën e re të kërpudhave në Gushafc.

Kryetari Bahtiri e ka njoftuar ministren Tahiri me procesin e prodhimit të kërpudhave dhe të eksportit të prodhimeve. Ai tha se kjo është vetëm fabrika e parë, ndërsa në vazhdim i tregoi për përgatitjet që po bëhen për ndërtimin e fabrikave tjera, të cilat në total do të prodhojnë 10 tonë kërpudha në ditë.

“Teknologjia e prodhimit është moderne dhe e importuar nga Japonia. Kërpudhat që kanë filluar  të prodhohen këtu janë të cilësisë së lartë dhe shumë të kërkuara në perëndim. Plasmani i tyre tashmë është siguruar dhe ato gjenden në tregun evropian”, tha kryetari Bahtiri.

Ministrja Tahiri tha se është  befasuar për të mirë me atë që po sheh. “Më vjen mirë që edhe tek ne ka një teknologji të këtillë të prodhimit të kërpudhave. Uroj që të vazhdoni me sukses ndërtimin e fabrikave tjera dhe arritjen e synimeve për prodhimin e 10 tonë kërpudhave në ditë”, tha ajo ndër të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …