Kryetari Ballazhi, priti në takim pune Rudina Qerimi, këshilltare për planifikim hapësinorë në nivel lokal nga Projekti i GIZ-GmbH si dhe Maliq Pireci këshilltarë për komunat në projektin e GIZ-it për planifikim hapësinor dhe menaxhim të tokës

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, priti në takim pune Rudina Qerimi, këshilltare për planifikim hapësinorë në nivel lokal nga Projekti i GIZ-GmbH si dhe Maliq Pireci këshilltarë për komunat në projektin e GIZ-it për planifikim hapësinor dhe menaxhim të tokës. Mysafirët e njoftuan kryetarin Ballazhi se  Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (GIZ) GmbH përmes nënshkrimit të “Marrëveshjes së Bashkëpunimit” ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe (GIZ) GmbH ka  ndihmuar komunën e Hanit të Elezit në procesin e hartimit të “Hartave Zonale”. Në bashkëbisedim u theksua rëndësia e këtij dokumenti e cila do të përcaktojë perspektivën e zhvillimit të ardhshëm të komunës. Komuna e Hanit të Elezit dhe GIZ-i përmes këtij projekti kanë pas për qëllim ngritjen e kapaciteteve të komunës për të kryer detyrat në fushën e planifikimit hapësinorë dhe ndarjen e zonave urbane dhe rurale të tërë komunës sipas standardeve të reja të përcaktuara në ligjin për Planifikimin Hapësinorë. Ata e njoftuan kryetarin Ballazhi se projekti do të përfundoj deri në fund të muajit Mars kur edhe komuna e Hanit të Elezit do ta ketë dokumentin përfundimtar të Hartave Zonale. Ndërsa Ballazhi në emër të komunës falënderoi projektin e GIZ-it dhe ekspertët e angazhuar në hartimin e “Hartave Zonale” duke e vlerësuar këtë dokument  si ndër  më të rëndësishmet në planifikimet zhvillimore të komunës së Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti përcjell nga afër situatën në terren pas reshjeve të dendura

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po përcjell nga afër situatën në terren pas …