Kryetari Bashota priti zyrtarë të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka pritur në një takim, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, Toril Lund nga Norvegjia dhe Antonio Villacis nga Estonia, të cilët do të përcjellin fushatën elektorale, ditën e zgjedhjeve dhe fazën pas zgjedhjeve lokale e gjithashtu edhe balotazhin ( në ato komuna ku do të ketë) në Rajonin e Pejës. Një ditë para zgjedhjeve do të vijnë dhe dy ekipe tjera të BE-së për të përcjellë nga afër procesin zgjedhor. Zyrtarët e BE-së, janë interesuar për situatën e përgjithshme në këtë komunë, fushatën elektorale dhe mbarëvajtjen e saj. Kryetari i Klinës, Sokol Bashota, i ka njoftuar ata se deri tash nuk ka pasur asnjë ekses dhe se fushata është e qetë dhe korrekte. “ Përveç shqiptarëve në ketë komunë për anëtar të kuvendit me listat e tyre garojnë edhe subjekte serbe dhe të komuniteteve tjera. Probleme nuk ka pasur asnjëherë gjatë fushatës dhe ditën e zgjedhjeve, besoj se edhe këto zgjedhje do të kalojnë në fryme demokratike. Fushata është duke u monitoruar nga afër edhe nga Organizatat Joqeveritare dhe Policia dhe se gjithçka po ecën mirë”, ka thënë Bashota.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen …