Kryetari Bashota propozon që ish kryetari i Klinës Ismet Rraci të nderohet me titullin “Nderi i Qytetit”

Me propozimin e Kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, Kuvendi i Komunës së Klinës, unanimisht ka votuar për ndarjen e titullit “ Nderi i Qytetit” ish- Kryetarit të Komunës së Klinës, Ismet Rraci. Propozimi i kryetarit Bashota është mbështetur nga të gjithë anëtarët e subjektet politike që përfaqësohen në Kuvendin e Komunës së Klinës.

“Në përvjetorin e vrasjes së ish- Kryetarit të Klinës, pedagogut, veprimtarit dhe atdhetarit të shquar, Ismet Rraci, propozoi që ai të shpallet “Nderi i Qytetit”, për kontributin e dhënë jo vetëm në fushën e arsimit, por edhe për ngritjen e kapaciteteve demokratike e shtetformuese”, ka propozuar Bashota.

Akademia përkujtimore dhe aktivitetet tjera në 16- vjetorin e vrasjes së Ismet Rracit do të mbahen nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …