Kryetari Begaj, nderohet me mirënjohje nga veteranët e Kaçanikut

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është nderuar me mirënjohje për kontributin e dhënë për mbështetjen, pritjen dhe strehimin, e ushtarëve të njësitit të Kaçanikut, në vitin 1998, gjatë marshit të tyre drejt Tropojës. Kjo mirënjohje, i është dhënë me rastin e shënimit të 20 vjetorit, të marshit të njësitit të Kaçanikut. Njësiti i Kaçanikut, në Jezerc, ka shënuar 20 vjetorin e marshimit epik të tyre, drejt Tropojës, në vitin 1998, me moton “Shtigjeve të Lirisë” dhe gjatë kësaj rruge, njësiti i Kaçanikut, kishte kaluar edhe nëpër Malishevë, ndërsa këtu janë pritur, strehuar dhe janë mbështetur në rrugëtimin e tyre. Për këtë qëllim, ky njësit, në një ceremoni të organizuar në Jezerc, i kanë ndarë mirënjohje edhe kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për këtë mbështetje të dhënë 20 vite më parë, për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Kaçaniku.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …