Kryetari Begaj, përgëzoi Lirindë Kafexhollin për suksesin në olimpiadën I-SWEEP

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim, Lirindë Kafexhollin, nga Bellanica, e cila është fituese e medaljes së bronztë në olimpiadën për kërkime shkencore I-SWEEP, të mbajtur në Teksas të SHBA-ve. Me këtë rast, kryetari Begaj, e ka uruar nxënësen Kafexholli, për suksesin e treguar në këtë olimpiadë dhe u shpreh i gatshëm të përkrahë të gjithë nxënësit dhe studentët malishevas, ne këso lloj garash ndërkombëtare.

“I gëzohem suksesit që ke treguar në këtë olimpiadë, sikur i gëzohem edhe sukseseve tjera që të rinjtë tanë po tregojnë, sidomos në  shkencë. Prandaj, ju uroj suksese edhe mëtutjeshme në garat tjera të diturisë dhe të dëshiroj sukses në studimet tuaja shkencore”, i ka thënë kryetari Begaj, Lirindë Kafexhollit, e cila ka zënë vendin e tretë në këtë garë të kërkimeve shkencore.

Kryetari Begaj, me këtë rast, shprehi gatishmërinë për të mbështetur të gjithë ata të rinj të Komunës së Malishevës, të cilët çdo ditë e më tepër po tregojnë rezultate në garat e njohurive, në të gjitha fushat, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, Lirindë Kafexholli, ka falënderuar kryetarin Begaj, për përkrahjen e dhënë, për pjesëmarrje në këtë olimpiadë, si dhe pritjen që sot ja ka bërë.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …