leoni

Kadri Veseli

Kadri Veseli: Gjykata Speciale është çmimi i lirisë të cilin ne do ta paguajmë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë për Oranews ka deklaruar se në “konfliktin” ish Jugosllav, vetëm UÇK-ja iu ka nënshtruar gjithë këtyre radhëve të drejtësisë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe një Gjykatë Speciale e cila për asnjë ish ushtri tjetër në ish-Jugosllavi, as për armatën serbe nuk është themeluar. Ky është çmimi i lirisë të cilin ne po dëshirojmë ta tregojmë se jemi të gatshëm të ballafaqohemi me çdo edhe pretendim për dyshimet në luftën tonë të pastër të UÇK. Ne jemi të vetëdijshëm për vendimin të cilin e kemi marrë, vendim i cili ka qenë shumë i dhimbshëm, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vendim i cili ka pasur qëllim që individi ta bëjë vendin e vet, lirinë e vet për arsye se ka qenë një moment kur edhe nga vetë partnerët tanë na është këshilluar se vërtetë këto pretendime dhe akuza ndaj disa luftëtarëve të UÇK po bëhen pengesa në vetë zhvillimin e vendit, kjo ka qenë edhe arsyeja pse kemi pranuar. Lufta e UÇK në asnjë moment nuk do të përbaltet, ajo është e shenjtë për ne, ajo është luftë e drejtë çlirimtare. Në të njëjtën kohë, nëse ka diçka, ndërlidhet me gabime individuale, gjithsesi ekziston gatishmëria besoj e çdo luftëtari të ballafaqohet për t’u përgjigjur në çështje të tilla dhe për të vënë në vend të drejtën dhe të vërtetën. Veseli ka shpjeguar se ai dhe Hashim Thaçi janë të gatshëm t’ i përgjigjen Gjykatës Speciale nëse kërkohet prej tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …