Curtis Scaparrotti

Curtis Scaparrotti: Po përballemi me një Rusi të rigjallëruar dhe me sjelljen e saj agresive, e cila sfidon normat ndërkombëtare

Komandanti suprem i porsa emëruar i Aleancës Veriatlantike, Curtis Scaparrotti, me rastin e marrjes së detyrës, ka deklaruar se do të angazhohet për ta forcuar karakterin mbrojtës të NATO-s, pas viteve të reduktimit të trupave amerikane në Evropë. “Po përballemi me një Rusi të rigjallëruar dhe me sjelljen e saj agresive, e cila sfidon normat ndërkombëtare”, ka thënë gjenerali i ushtrisë amerikane, Curtis Scaparrotti, i cili është bërë komandant suprem për Evropën më 4 maj. Emërimi i tij është bërë në kohën kur aleanca e konsideron Moskën si kërcënim për stabilitetin, për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë. Scaparrotti ka thënë se do të kërkojë nga Uashingtoni që të stacionojë Brigadën e Tretë të përhershme të trupave amerikane në Evropë.  Dy brigada aktualisht ndodhen në Gjermani dhe Itali. Gjatë katër vjetëve të kaluar, Uashingtoni ka çaktivizuar dy brigada në Evropë për shkak të presioneve të buxhetit dhe kërcënimeve të reja në Lindjen e Mesme dhe Azi. Sot, janë më pak se 65,000 ushtarë amerikanë, të stacionuar përgjithmonë në Evropë, nga afro 300,000 sa kanë qenë gjatë Luftës së Ftohtë. Dëshira e Scaparrottit për më shumë trupa në Evropë i bën jehonë edhe qëndrimit të komandantit në largim të NATO-s, gjeneralit amerikan, Philip Breedlove. Uashingtoni synon të sigurojë aleatët e NATO-s që janë të shqetësuar prejse Rusia ka aneksuar Krimenë e Ukrainës në vitin 2014 dhe vazhdon të mbështesë separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës. Ankthi nga Rusia mbetet veçanërisht i lartë në vendet baltike dhe në Poloni.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …