leoni

Me çmimin kryesor të Festivalit, “Hasi jehon”, u nderua ShKA "Besiana", nga Bresana

Me çmimin kryesor të Festivalit, “Hasi jehon”, u nderua ShKA “Besiana”, nga Bresana

Për paraqitjen më komplete të riteve dokeve, pjesës së folklorit burimor nga treva prej nga vjen me Malësorin, çmimin kryesor të festivalit u nderua ShKA “Besiana” nga Bresana. Më çmimin Malësorja u nderua ShKA Ilirida nga Shkupi, ndërsa me Lahutën e festivalit “Hasi jehon 2016” u nderuan Ansambli “Bajram Shabani” nga Kumanova dhe Ansambli Autokton “Rugova” nga Peja. Me çmimin që e mban emrin e këngëtares hasjane Nazmije Hoxha, u nderua Ganimete Asllani nga Mitrovica

Për tri net me radhë, në sallën e shtëpisë së kulturës në fshatin Gjonaj, përmes programeve të 18 Shoqërive kulturore artistike parakaloi foklori i trevave shqiptare me veshjet karakteristike të shumë trevave, ritet, zakonet e doket. Në natën e tretë me programet e tyre u paraqitën ShKA “ Shotë Galica” nga Drenasi, ShKA “Josip Rela” Podujevë, ShKA “Besiana” Bresanë, ShKA “Ilirida” Shkup, Ansambli “ Mitrovica” Mitrovicë dhe përmbylljen në ndërkohë që juria po e merte vendimin, e bëri ShKA “Malësori”, organizator i festivalit. Kryetari i jurisë, kompozitori Sami Piraj, duke e shpalosur vendimin e marr, tha se festivali Hasi jehon tashmë ka bërë emër dhe traditë të një festivali mbarëkombëtarë. Ai tha se në edicionin e 27 të festivalit “Hasi jehon” pati paraqitje të shkëlqyeshme të Shoqërive Kultorore Artistike, të cilat u perzentuan me program të pasur të traditës sonë dhe e prezentuan gjithë gjeografinë shqiptare, ndërsa shtoi se juria vendos sipas rregullores së festivalit. Për paraqitjen më komplete të rriteve dokeve, pjesës së folklorit burimor nga treva prej nga vjen me Malësorin, çmimin kryesor të festivalit u nderua ShKA “Besiana” nga Bresana.

 Më çmimin Malësorja u nderua ShKA Ilirida nga Shkupi, ndërsa me Lauhtën e festivalit “Hasi jehon 2016” u nderuan Ansambli “Bajram Shabani” nga Kumanova dhe Ansambli Autokton “Rugova” nga Peja. Me çmimin që e mban emrin e këngëtares hasjane Nazmije Hoxha, u nderua Ganimete Asllani nga Mitrovica, ndërsa juria ndau edhe cmimet tjera tradicionale të festivalit. Me mirënjohje për vepër jetësore u nderua artistja hasjane Safete Rugova, të cilën Drejtopri i Festivalit Hasi Jehon Haziz Hodaj e quajti monument të kulturës hasjane. Para veprës së saj tha Hodaj përkulemi me respekt, ndërsa i uroi shëndet e jetë të gjatë. Hodaj ju kërkoi mirëkuptim, udhëheqësve dhe anëtarëve të ShKA-ve që kanë defilu në skenën e festivalit Hasi jehon, sepse tha ai koha na sfidoi. “Ne u përgatitëm që festivalin ta mbajmë në ambient të hapur, ku këtë vit kemi investuar, që të jetë edhe më i përshtatshëm për paraqitjen e Shoqërive kulturo artistike, por koha na detyroi ta mbajmë festivalin në sallë. Kërkoj falje nga gjithë ata njerëz që mbetën jashtë në interesimin e jashtëzakonshëm për festivalin. Sot sinqerisht ndihem shumë krenar që e udhëheqi festivalin Hasi jehon, dhe tashmë edhe festivali Hasi jehon është monument u kulturës jo vetëm hasjane”, tha Hodaj. AI në fund pohoi se festës hajsane iu shtua edhe gëzimi për pranimin e futbollit në UEFA dhe gëzimi për rekomanimin për vizat, prandaj kemi më shumë arsye që të jemi të lumtur, përfundoi Hodaj. Edicioni i 27, e zgjoi kureshtjen e një numri ta madh të të intersuarve për ta përcjell fëstivalin, por në pamundësi që të gjithë të hynin në sallë, një pjesë e madhe e tyre mbeti jashtë ambienteve ku u shfaq programi i ShKA-ve.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …