Kryetari Begaj priti Klubin e Futbollit “Drenoci”

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, kanë pritur një pjesë të ekipit të klubit të futbollit “Drenoci” nga Drenoci, të cilëve ju kanë uruar suksese në aktivitetet e tyre sportive, si dhe ju kanë premtuar mbështetje, ashtu sikur i mbështesin të gjitha klubet tjera në Malishevë.

“Unë ju dëshiroj suksese në aktivitetin e juaj, si futbollist të rinj dhe të së ardhmes dhe premtoj se brenda mundësive që kemi, do ta përkrahim klubin tuaj”, tha kryetari Begaj, i cili i përgëzoi edhe për suksesin e arritur në garat ballkanike në Shqipëri, ku KF “Drenoci”, për moshat U13 ka zënë vendin e tretë.

Edhe drejtoresha për kulturë, rini dhe sport Blerta Krasniqi, ju ka dëshiruar suksese klubit dhe tha se “brenda mundësive buxhetore të drejtorisë, edhe KF “Drenoci”, do të mbështetet në aktivitetet e tyre, sikur të klubet tjera, pavarësisht buxhetit të kufizuar”.

Përgjegjësi i këtij klubi Zeqir Krasniqi, tha se në klub janë mosha të ndryshme të të rinjve, ndërsa si klub janë aktiv në garat sportive, kryesisht regjionale, por sukseset me këto mosha të reja, janë të kënaqshme, sikur vendi i tretë në garat ballkanike, mirëpo kanë nevojë për përkrahje, në zhvillimin e aktiviteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …