Forumi i Gruas së BDI-së, panel për sukseset në karrierë

Forumi i Gruas së BDI-së, panel për sukseset në karrierë

Në vazhdë të aktiviteteve të shumta që ka organizuar Forumi i Gruas i BDI-së, së fundmi ka trajtuar temën  ‘Rrugëtimi i femrës shqiptare drejt suksesit’.Në praninë e shumë grave të sukseshme që ishin të pranishme në sallë u fol për të arriturat e femrës  shqiptare në Maqedoni, përkushtimin e tyre ndaj punës profesionale e shoqërore sidomos gjatë pluralizmit 25 vjeçar duke inkurajuar kështu gjeneratat e reja për sa me shumë punë në realizimin e ëndrrave të tyre pavarësisht rrethanave që u imponohen nga koha ose individë. Kandidatja e BDI-së për deputete në njësinë zgjedhore numër 1, Fatmire Hoxha, e cila edhe drejtoi këtë konferencë tha se qëllimi i organizimit të këtij eventi është të përmenden përfitimet pozitive për shoqërinë tonë me praninë e gruas në udhëheqje, gruas në krye të kompanive të biznesit dhe nevojën e domosdoshme për praninë e tyre në jetën publike.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …