Kryetari Begaj, priti komandantin e brigadës së jugut të KFOR-it kolonelin Tavazar

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur komandantin e KFOR-it, brigada e jugut, kolonelin Mustafa Tavazar, i cili është edhe komandant i kontingjentit turk të KFOR-it. Ky takim kishte karakter njohës, mes komandantit Tavazar dhe kryetarit Begaj, të cilët biseduan për bashkëpunimin mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it. Pasi e falënderoi për vizitën, kryetari Ragip Begaj, e njoftoi kolonelin Tavazar, për situatën e përgjithshme në Malishevë, si dhe e falënderoi për bashkëpunimin e mirë me të gjitha organizmat e KFOR-it. Edhe komandanti i brigadës së jugut të KFOR-it, Mustafa Tavazar, e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Komunën e Malishevës, dhe u zotua për rritje të bashkëpunimit. Koloneli Tavazar, e falënderoi kryetarin Begaj, për pritjen e bërë.

Kryetari Begaj dhe koloneli Tavazar, u zotuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …