Kryetari Begaj, priti në takim nxënësit kampion të Kosovës, në volejboll

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur nxënësit e SHFMU “Ismail Qemali” nga Bellanica, të cilët për të katërtin vit me radhë, janë kampion të Kosovës, në volejboll, në kuadër të garave shkollore. Kryetari Begaj, i ka uruar nxënësit e kësaj shkolle, për sukseset e treguar në këto gara. “Sporti në komunën e Malishevës, në vazhdimësi po shënon rritje, duke filluar nga niveli i shkollave, e deri tek klubet të cilët bëjnë gara në kategori të ndryshme, dhe vërtetë po na bëni të ndihemi me krenar me juve”, tha Begaj. Ai më pas i ka uruar për suksesin e treguar në garat shkollore në nivel vendi. “Uroj që të vazhdoni me këto suksese edhe në të ardhmen, të jeni pjesë e ekipeve të komunës sonë dhe të vazhdoni me sukseset e njëjta”, tha kryetari Begaj.

Nxënësit e kësaj shkolle, ishin të shoqëruar edhe nga arsimtarja e tyre dhe drejtori i shkollës.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …