Qeveria Komunale e Malishevës, u njoftua me Qarkoren e pare buxhetore 2020-2022

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, e drejtuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Në këtë mbledhje, drejtori për buxhet dhe financa, i ka njoftuar drejtorët komunal, me Qarkoren e parë buxhetore, për hartimin e buxhetit 2020-2022. Bazuar në këtë qarkore, buxheti për vitin 2020, pritet të jetë 8 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti. Gjatë raportimit të tij, në Këshillin e Drejtorëve, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, ka deklaruar se buxheti për vitin 2020, do të jetë për 8 për qind, më i lartë se buxheti i vitit aktual, apo 1.2 milion euro, më shumë. “Buxheti për vitin 2020, sipas qarkores së dërguar, është 15.583.802,00 €, apo 1.2 milion më shumë se buxheti i këtij viti”, ka deklaruar Mazreku. Ai po ashtu ka kërkuar nga drejtorët e drejtorive, që ti bëjnë planifikimet me kohë, edhe pse tashmë kanë filluar të punohet në hartimin e buxhetit. Në këtë mbledhje, edhe drejtorët e drejtorive tjera komunale, kanë raportuar për aktivitetet e javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim. Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, ka bërë të ditur se më datë 25 maj, do të mbahet testi i arrtishmërisë, për 37 shkollat e komunës së Malishevës dhe për mbajtjen e testit, drejtoria i ka bërë të gjitha përgatitjet.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …